INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E jashtëzakonshme – Pasioni i 12 vjeçares, të largohet nga shtëpia sa herë ndryshon partner!

E jashtëzakonshme – Pasioni i 12 vjeçares, të largohet nga shtëpia sa herë ndryshon partner!

Publikuar më: 12:35 14-01-2016

Martohet nga prindërit me detyrim, që në moshë fare të mitur rreth 11 vjeç dhe më pas divorcohet dhe zhduket! Ngjarja ka ndodhur në qarkun e Korçës, ku prindërit denoncuan zhdukjen e vajzës tani 12 vjeç një ditë më parë. Po sot për fat të mirë e mitura u gjet në një fshat të Maliqit nën shoqërinë e një 18 vjeçari, i cili u vunë në pranga edhe pse vajza pranoi se kishte ikur me të me dëshirë.

Madje për të mbrojtur dashurinë e saj të re që këtë herë e kishte zgjedhur vetë, lëshoi dhe një provë të fortë, kur tha se gjatë natës kanë kryer dhe marrëdhënie seksuale.

Vajza është pjesë e komunitetit rom dhe nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia, pasi një ngjarje e tillë ka ndodhur dhe në kohën që ka qenë e martuar.

Article Logic
Execution time: 0.0044310092926025