INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E jashtëzakonshme: Rekordi i 95-vjeçares, sjell në jetë një fëmijë!

E jashtëzakonshme: Rekordi i 95-vjeçares, sjell në jetë një fëmijë!

Publikuar më: 13:31 19-01-2016

Edhe pse përmes ndërhyrjes in vitro, një 95 vjeçare ka mundur të gëzohet sërisht me të qënurin nënë, në një kohë që moshatare të saj gëzojnë  stautsin e të qënurit gjyshe apo dhe stërgjyshe. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj të tretë .
Teresa Melchianne nga Milano e Italisë hyn në rekordin botëror të nënave në  botë pas dëshirës së saj të herëshme për të rizgjuar mëmësinë dhe në fakt ia doli duke sjellë në jetë, djalin Gabriele.

Djali tjetër i saj me profesion avokat, Ivan Melchianne ka folur për këtë  vendim të jashtëzakonshëm të nënës së tij duke thënë se dhe vetë ai ka besuar gjithnjë se dëshira e mëmësisë nuk ezaurohet brenda një faze të caktuar moshe dhe se ajo zgjat për shumë vjet. I emocionuar nga rasti i nënës së tij ai thotë se kjo e vërtetë nuk duhet gjykuar, pasi çdokush ka një liri personale, që mbetet e tillë në çdo rast. Ivani thekson se pa shumë zhurmë, shkenca i ka zgjeruar kufijtë e njeriut, duke bërë të mundur atë që më parë ishte e paimagjinueshme.

Ai flet dhe për ndjesitë e tij personale për këtë vëlla të sapoardhur në jetë dhe thotë se kur u konceptua i vogli Gabriele, pati një ndjenjë kënaqësie, duke menduar se dashuria e një nëne është gjëja më e bukur në jetë. Që 9 muaj më parë ai pati ndjesinë e mallëngjimit dhe me bashkëshorten e tij u hodhën përpjetë duke brohoritur - Urra, kam një vëlla! E pas kë tij ovacioni u emocionua aq shumë sa i shpërthyen lotët e gëzimit.

Article Logic
Execution time: 0.0032649040222168