INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E jashtëzakonshme! Si fitoi azilin gruaja që u dhunua nga burri me qethje koke…

E jashtëzakonshme! Si fitoi azilin gruaja që u dhunua nga burri me qethje koke…

Publikuar më: 10:30 14-08-2017

Një 42-vjeçarja e divorcuar nga burri i saj i dhunshëm ndodhet në Gjermani. Ajo është nga të paktët emigrantë që kanë përfituar azil në Gjermani. Së bashku me dy djemtë, Vojsava Arapi iu drejtua shtetit gjerman duke kërkuar azil, dhe tashmë jeton atje. Lajmi bëhet me dije për “GSh” nga avokati i saj në Durrës, Aleksandër Ndrejaj.
Më 7 janar të vitit 2014, një ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës tronditi mbarë opinionin publik. Një 39-vjeçare me origjinë nga Mirdita, deklaroi se bashkëshorti i saj, Gjergj Arapi, në atë kohë 44 vjeç, dhe djali i saj 17-vjeçar Pjetër Arapi tentuan ta vrisnin, ndërsa i qethën flokët me brisk rroje.
Vojsava Arapin, nënë e dy djemve, e cila jetonte në një banesë me qira e ndërsa punonte në një rrobaqepësi të kësaj zone. Pas denoncimit në polici, bashkëshorti i saj përfundoi në burg. Gjithashtu, përfundoi në burgun e të miturve edhe djali i saj adoleshent.
Pas një kohe të shkurtër, 17-vjeçari doli nga burgu pas faljes që i kërkoi nënës së tij për prerjen e flokëve. Pas kësaj ngjarjeje, disa deputete të asaj kohe, por edhe shoqatat e grave dhe pushteti lokal, i premtuan shumë nënës së dy fëmijëve, por në fakt askush nuk bëri asgjë për të. E zhgënjyer, Vojsava Arapi, e cila me pagën e saj qesharake ushqente burrin dhe fëmijët si dhe paguante qiranë e shtëpisë, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë u detyrua të ikte nga Shqipëria me shpresën për një jetë më të mirë.
“Bashkëshorti dhe djali im 17-vjeçar donin të më vrisnin. Zoti u mbajti dorën që të mos më hiqnin qafe, pasi unë jam besimtare. Ta therim, thoshte djali, ta therim, thoshte edhe burri. Unë qaja pa zë. Tani kam shumë frikë. Po dolën nga burgu, ata do të më vrasin”.
Kështu ka deklaruar Vojsava Arapi, e cila u rrah barbarisht nga burri i saj 45-vjeçar, Gjergji Arapi dhe i biri 17-vjeçar, Pjetër Arapi. Në një intervistë për “GSh”, gruaja me origjinë nga Mirdita dhe banuese në Shkozet të Durrësit tregoi me detaje sesi dy njerëzit më të afërt të saj e turpëruan, duke i prerë flokët me makinë rroje.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336