INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E justifikuar? Ja pse Princ Harry dhe Meghan Markle shtynë muajin e mjaltit [FOTO]

E justifikuar? Ja pse Princ Harry dhe Meghan Markle shtynë muajin e mjaltit [FOTO]

Publikuar më: 20:28 23-05-2018

Dasma e Princit Harry me aktoren amerikane Meghan Markle dy ditë më parë mori vëmendjen e të gjithë botës. Ceremonia madhështore e ndjekur live nga miliona njerëz ishte e përsosur në çdo detaj, por qershia mbi tortë ishte padyshim nusja, që u cilësua simbol i thjeshtësisë dhe bukurisë. Siç e do tradita, çifti niset për muajin e mjaltit, të cilin Harry dhe Meghan e kanë planifikuar në Afrikë, por është shtyrë për shkak se ata ishin të pranishëm në ditëlindjen e 70-të të Princ Charles.

Kjo ishte pjesëmarrja e parë në një event e çiftit mbretëror që sapo është martuar. Duka dhe Dukesha e Sussex janë fotografuar në “Buckingham Palace” gjatë pjesëmarrjes në festën e ditëlindjes së Princit të Uellsit, duke shtyrë në këtë mënyrë edhe muajin e tyre të mjaltit.

Me kapele, dhe ajo që binte në sy më tepër çadra që mbante në dorë Prince Harry, tregon modestinë që karakterizon njerëzit e rangut të lartë, edhe në të tilla evente.

dalja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021231174468994