Dy emra të mëdhenj të skenës shqiptare, Luana Vjollca dhe Genta Ismajli, kanë surprizuar fansat me një bashkëpunim që pritet të pëlqehet shumë. Dy artistet kanë sjellë një remake të këngës ikonike “Unë të dua”, një nga projektet më të ndjera të Gentës, që rikthehet tani me një frymë të re, por me të njëjtin emocion të fortë.
Kënga flet për dashurinë që nuk shuhet, për plagët që lë ndarja dhe për një zemër që edhe pse është lënduar, vazhdon të dojë. Me një klip elegant, ku dyshja shfaqen në super formë dhe një interpretim emocional, Luana dhe Genta sjellin një rikthim të denjë për një këngë që shumë e kanë ndjerë në shpirt.
A është vallë një dedikim personal nga Luana Vjollca, apo thjesht një rastësi që ky rikthim vjen në formën e një kënge për ndarjen?
Një gjë është e sigurt – ky bashkëpunim pritet të jetë një super hit i veres!