INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ka edhe tatuazh në trup! Bora Zemani i bën dedikim dashurisë së saj të parë

E ka edhe tatuazh në trup! Bora Zemani i bën dedikim dashurisë së saj të parë

Publikuar më: 10:28 21-04-2021

Bora Zemani është një nga moderatoret më të suksesshme në Shqipëri e cila prezanton programin më të ndjekur të momentit, “Për’puthen”. Bukuroshja 29 vjeçare ka folur shpesh herë për lidhjen e fortë me babain, të cilin ashtu siç edhe ka zbuluar, e konsideron dashurinë e saj të parë.

Babai i Borës feston sot ditëlindjen dhe prezantuesja i ka dedikuar një urim emocionues.

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë shumë! Ky babi im është shumë i bukur, përfundimisht,” shkruan ajo.

Por, jo vetëm kaq! Moderatorja ka ndarë edhe një foto të rrallë me të kur ka qenë e vogël dhe na i na ngrohur zemrat të gjithëve.

Kujtojmë se disa vite më parë, për ditëlindjen e tij Bora bëri tatuazh në sup disa yje të kuq, që përkonin me gradën e fundit që babai i saj ka mbajtur si oficer i Forcave të Armatosura.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447