Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë dhe i vetëm deri më tani që janë deklaruar për njëri-tjetrin këtë sezon të Perputhen.
Dyshja takimin e fundit e kanë realizuar në Vlorë qytetin e Alvisës, i cili u transmetua në puntatën e fundit.
Pasi panë takimin Bashkimi u shpreh se kishte marrë komente dhe kritika jo-pozitive nga vlonjatët.
“Meshkujt vlonjatë janë një çik si të egër dhe mbahen si të fortë. I kanë thënë jo fjalë të mira. E shikonin edhe shtrembër.”– tregoi Alvisa teksa Bashkimi tha se më shumë lidhej me energjinë e keqe që i kishin transmetuar.
Këtu ndërhyri moderatorja Bora Zemani, e cila vetë ishte e lidhur me një vlonjat, Donald Veshajn.
“Do mësohesh, do mësohesh se nuk e kanë me të keq!”- tha moderatorja teksa studio shpërtheu në të qeshura.
Kjo u mor si koment për Donaldin pasi kush më mirë se ajo e njeh një vlonjat pas afro 3 vite lidhje që kishin.