U shkruajt gjatë në media ditë më parë se miqësia midis dy këngëtarëvë të njohur Dafina Zeqiri dhe Noizyt kishte marrë fund. Edhe pse vitin e kaluar dyshja solli një bashkëpunim të suksesshëm ato nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instgram.
Kaq mjaftoi që fansat të mendojnë se këngëtarja e talentuar dhe Noizy nuk janë më miq dhe teksa doli më pas lajmi që Dafina nuk ndiqet më në Instagram as me këngëtaren Dhurata Dora, një postim i këngëtares na tërhoqi vëmendjen.
Ajo postoi një foto me mikeshën e saj, por e veçanta ishte te diçitura që përdori: “Sa më pak ta vrasësh mendjen, aq më e lumtur do jesh”.
Ok, mund ta ketë për zënkën me Noizyn apo Dhuratën, mund edhe t’i ketë pëlqyer si shprehje, por pse e fshiu?