Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn më në fund është kurorëzuar. Cermemonia ka zgjatur 3 ditë sipas riteve tradicionale. Vajiralongkorn ka trashëguar fronin më 2016 pas vdekjes së babait të tij Bhuminol Adulayadej. Por vonesa e kurorizimit të tij ka ardhur për shkak të riteve me mbledhjen e ujit të shenjtë. Ujërat e shenjtë mblidhen nga e gjithë Tajlanda dhe Bangkoku dhe përdoren në kurorizimin e mbretit dhe mbretëreshës, Suthida.
Gjatë ceremonisë së sotme 66-vjeçarit iu dorëzua kurora që peshonte 7,3 kilogramë. Ai premtoi se do të sundojë në drejtësi ashtu siç kishte bërë babai i tij. "Unë do të mbretëroj me drejtësi për përfitimet e mbretërisë dhe popullit përgjithmonë", tha mbreti pas vendosjes së kurorës.
Tajlanda ka një monarki kushtetuese por familja mbretërore ka fuqi të mëdha. Kurorzimi i Vajiralongkornit vjen në një kohë të pasigurisë politike në vendin ku junta ushtarake dhe një "front demokratik", siç raportojnë mediat e huaja, luftojnë për kontrollin e qeverisë, pas zgjedhjeve të përgjithshme në muajin mars që nuk dhanë rezultate të qarta.
Ceremonia e kurorzimit është ndjekur nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare. Më poshtë video e kurozimit nga "Euronews".