Mc Kreshën të gjithë e njohim për karierrën muzikore dhe trashëgiminë që ka lënë në muzikën Hip-Hop.
Edhe pse ky mund t’i duket profesioni i ëndrrave shumë prej jush, e vërteta është që Kresha ka pasur një tjetër ëndërr.
Në rubrikën “25 Pyetje” nga Prive, reperi ka rrëfyer se ai ka dashur të jetë një futbollist profesionist, por disa lëndime fizike nuk e kanë lejuar.
Megjithatë, ai gjithmonë e ka shfaqur dashurinë për futbollin dhe është njëri nga fansat më të flaktë të ekipit anglez Liverpool.
Më tej, Kresha ka dhënë edhe një sugjerim për të gjithë të rinjtë:
“Po të pyetesha unë, do u sugjeroja të rinjve që të merren më shumë me sport se sa me muzikë”, thotë ai gjatë një pjese të intervistës.
Një këshillë që duket se i buron nga shpirti.