Në një takim 90 minutësh me gazetarët Kryeministri, Edi Rama mes të tjerash ka habitur të gjithë në lidhje me ofertën që ka për Bashën nëse takohen. Ai u pyet se çfarë i ofron Lulzim Bashës për t'i dhënë një zgjidhje situatës politike? E përgjigja ishte surprizese me kafe e ëmbëlsira.
"Çfarë mund t'i ofroj kafe, çaj, ëmbëlsira! Dialog pa kushte do të thotë të ulemi dhe të flasim për çfarë gjërash mund të bëjmë sëbashku jo që të ndihet mirë njëra palë që ka dhimbje koke, por që të adresohen çështje. T'i marrim problematikat me radhë. Dakord, kush janë problemet sundimi i ligjit, dakord hajde ta shohim si mund ta adresojmë. Krijimi i insitucioneve. Po bëj tani një udhëtim në indinjatë. Zgjedhjet, hajde të shohim, shitblerja e votës, patjetër kemi marrë të gjitha masat, mund të marrim të tjera. Për këtë bëhet dialogu. Nuk ka kushte për të negociaur datën e zgjedhjeve, por nuk e kemi në dorë. Nuk ka asnjë mundësi të shkojmë përtej 30 qershorit,” tha Rama.