Kompania muzikore e krijuar nga reperi Getoar Selimi e njohur me emrin “Babastars” prej disa ditësh është në krizë. Disa nga reperët që kanë qenë pjesë e grupimit kanë konfimuar largimin duke krijuar kështu një pikëpyetje të madhe për vazhdimësinë e “Babastars” në tregun muzikor.
Skivi ishte një ndër reperët që vendosi të largohej përfundimisht nga ky label e më pas u largua edhe Cozman. Ky i fundit sot publikoi një foto në Instagram dhe vëmendjen e mori përshkrimi që përdori.
”Mos i mashtro njerëzit …”, ishin fjalët e tij, e duke pasur parasysh raportet e prishura me Getin, mos ia ka dedikuar atij?
Kjo mbetet të shihet shumë shpejt, por Getoari nuk ka reaguar fare lidhur me përçarjen e Babastars.