Donald Veshaj dhe Bora Zemani përkundër që të ndarë prej muajsh vazhdojnë të komentohet jashtëzakonisht shumë.
Megjithëse kanë qenë të mbyllur sa i përket lidhjes e pastaj ndarjes, futja në BBV e aktorit ka bërë të kuptohen disa detaje interesante.
Në një bisedë me Granitin ai zbuloi se prezantuesen e kishte dashur shumë dhe kishin një lidhje të fortë.
Donaldi: Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën.
Nga ana tjetër, i pyetur nga konkurrenti i “BBV”, Graniti ka treguar se lidhja e fundit e dashurisë së tij ka qenë para një viti, duke shtuar se ka qenë tejet i përfshirë në marrëdhënie.
Graniti: Ka disa muaj, por edhe unë e kam pasë kështu të fortë, e kam ndje shumë, diku afër 1 vit.