INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘E kam dashur njësoj si të tjerat’, pas deklaratës së Donaldit, REAGON Bora Zemani: ‘Më e mirë …’

‘E kam dashur njësoj si të tjerat’, pas deklaratës së Donaldit, REAGON Bora Zemani: ‘Më e mirë …’

Publikuar më: 13:31 13-07-2021

Për herë të parë Donaldi përmes një interviste të realizuar nga vëllau i tij Romeo, në programin e tyre “Binjakët” foli për këtë lidhje edhe pse pa përmendur emrin e saj.

Ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën.

Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.

E këto fjalë që ditën e djeshme pushtuat titujt rozë, padyshim kanë shkuar edhe tek Bora, e cila ka vendosur t’i kundërpërgjigjet me shumë pak fjalë.

Në një album fotografish ajo la mbishkrimin: “Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira” dhe kjo u kuptua automatikisht se ku drejtohej.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561