INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'E kam dashuruar gjithë jetën, i thoja të dashurit do të tradhtoj me të!' Xhensila Pere e zhgënjyer me Gabriel Garkon që tha se është gay (VIDEO)

'E kam dashuruar gjithë jetën, i thoja të dashurit do të tradhtoj me të!' Xhensila Pere e zhgënjyer me Gabriel Garkon që tha se është gay (VIDEO)

Publikuar më: 21:26 01-10-2020

Deklarata e aktorit italian, Gabriel Garko ku pranoi para ish të dashurës së tij, Adua del Vesco se është gay nuk zhgënjeu vetëm atë, por shumë vajza të cilat kishin simpati për të.


Një prej tyre ishte edhe ish Miss Shqipëria, Xhensila Pere. Në emisionin “Ftesë në 5”, Pere pranoi zhgënjimin që i ka ardhur pas kësaj deklarate të Garkos, për të cilin ishte gati të tradhëtonte dhe të dashurin.

“Më ka zhgënjyer Gabrieli sepse nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur, përpos të tjerave nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur faktit që është në Shqipëri. Veshja të lë për të dëshiruar. Sepse unë e kam dashuruar për të gjithë jetën, ai ishte dashuria e jetës time. Unë i thoja të dashurit tim, unë do të tradhtoj me këtë ta dish. I thoja do ta kesh për nder nëse do të tradhtoj me këtë”, u shpreh Pere.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561