INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E kam mashtruar…''/ Andi i thotë të gjitha për lidhjen me Melisën, por zbulon të vërtetën e skandalit me Tean: Fajtorë…

''E kam mashtruar…''/ Andi i thotë të gjitha për lidhjen me Melisën, por zbulon të vërtetën e skandalit me Tean: Fajtorë…

Publikuar më: 13:29 28-06-2021

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Top Arena”. Gjatë intervistës me Antonelën, e cila tashmë është një ndër moderatoret e programit, ai zbuloi se e ka mashtruar Melisën në fillimet e lidhjes së tyre vetëm për ta bërë për vete.

“Unë ça s’kam mashtruar. Një ndër mashtrimet e para që i kam thënë Melisës është që unë jam çun i mirë dhe nuk kam difekte. S’jam dhe aq, edhe unë kam difekte. Mashtrime të tjera i kam thënë që…nuk më vjen asgjë ndërmend tani me thënë të drejtën, siç duket e kemi kaluar atë fazën e mashtrimeve, jemi në fazën ku themi vetëm të vërtetën”, tha Andi.

Gjatë intervistës me Antonelën, ai foli rreth skandalit me Tean, duke mbajtur pjesën e tij të fajit.

“Pas skandalit me Tean, ajo ishte personazhi që u sulmu më shumë dhe ti dole pak si viktima e situatës. Pse mendon se ndodhi kjo?”, e pyeti Antonela.

“Me thënë të drejtën edhe unë jam habitur pak nga kjo gjë, se tek e fundit faktor kemi qenë të dy, pa përfshirë dhe pjesën tjetër që e kanë bërë publike dhe herë tjera. Po nuk di se kujt t’ia vë gishtin më përpara, në rradhë të parë ia vë vetes time normalisht se isha pjesë e gjithë asaj gjëje që u kriju, pastaj të gjithë tjerëve me rradhë, të cilit ishin një shtysë sado e lehtë për të dalë në atë përfundimi që më vonë u penduam”, u përgjigj Andi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033438205718994