INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"E kam mbajtur në prehër", Gentian Zenelaj rrëfen kujtimet e femijërisë me Rudina Dembacaj

Publikuar më: 15:31 10-10-2019

Gentian Zenelaj dhe Rudina Dembacaj ishin të ftuarit e radhës së emisionit "Soirée" me Jonida Shehun këtë të mërkurë në Top Channel të cilët u bënë bashkë për të folur rreth qytetit të tyre të lindjes, Lezhës. 

Ata janë ndalur dhe kanë treguar kujtimet e tyre të fëmijërisë në qytetin e Lezhës, teksa kanë pohuar që aktorët njihen bashkë qysh fëmijë.

"Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës", është shprehur Gentian Zenelaj teksa ka shkaktuar të qeshura në studio.

Ata janë pyetur më tej nga Jonida nëse kanë qenë bashkë në një lagje.

"Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës dhe Rudi ka qenë një fëmijë që e mbanim në prehër se nëse do ta lëshonim do ndiqte ndonjë makinë", ka përfunduar aktori.

Article Logic
Execution time: 0.0015549659729004