Atdhe Xharavina dhe blogerja Zhaklin Lekatari ishin të ftuar në “Abc News”, ku ish-konkurrenti i Për’puthen zbuloi dëshirën e tij për t’u bërë baba.
Gjatë diskutimit në studio, blogerja e këshilloi Atdheun që të presë deri në moshën 35-vjeçare pasi sipas saj ai duhet të maturohet. Ndërsa ish-konkurrenti i Për’puthen shprehu në formë batute se do t’a padisë Zhaklinën pasi ajo tha se “e ka ngacmuar seksualit.”
Biseda:
Atdheu: Dua ta provoj këtë ndjesinë e post-lindjes këtë vit.
Zhaklin Lekatari: Sapo tha që sivjet do të bëhet baba.
Moderatori Ermal Peçi: A është fakt apo dëshirë?
Atdheu: Dëshirë.
Zhaklin Lekatari: E ke lëndën e parë apo…
Atdheu: E kam shumë të fortë.
Zhaklin Lekatari: Jo lëndën tënde, mitrën pritëse e ke?
Atdheu: Sigurisht që e kam.
Zhaklin Lekatari: Je i sigurt apo ta kanë marrë?
Ermal Peçi: Ej se po ndihet shumë i bullizuar ai, nën presion.
Zhaklin Lekatari: Shiko unë shpresoj që të presësh edhe pak sepse është ende një hap shumë i shpejtë për ty. Mendoj që duhet të maturohesh edhe pak.
Ermal Peçi: Ku është treguar jo i maturuar Atdhe për shembull?
Zhaklin Lekatari: Në këtë vendim që mori për shembull.
Atdheu: Po bëj gati 30-vjeç.
Zhaklin Lekatari: Duhet të presësh të paktën 35 që të kuptosh që prindërimi, statusi i babait duan një lloj statusi. Atdheu sot ka qenë viktimë e ngacmimit seksual, unë e kam ngacmuar seksualisht.
Atdheu: Do ta padis Zhakun.