INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kanë akuzuar, Bora Zemani e sqaron njëherë e mirë: 'Vetëm këto 2 operacione kam kryer…'

E kanë akuzuar, Bora Zemani e sqaron njëherë e mirë: 'Vetëm këto 2 operacione kam kryer…'

Publikuar më: 12:28 08-10-2024

Në “Goca dhe Gra” u shtrua diskutimi në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale dhe estetike për të përmirësuar pamjen e jashtme.

E ftuar në puntatën e parë, moderatorja Bora Zemani ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.

“Nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale, dy ndërhyrje kirurgjikale kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe kam hequr apendicitin.

Pastaj gjëra të tjera për mirëmbajtje patjetër që po. Nuk jam kundër ndërhyrjeve kirurgjikale për sa kohë dikush ka nevojë dhe e bën të ndihet mirë, patjetër që po.

Fakti që nuk kam bërë operacioni plastike nuk do të thotë që nuk kam qejf, por kam frikë, dhe kam frikë të shikoj përfundimin. Nëse do mendoja të bëja ndonjë ndërhyrje do ishte gjoksi, do doja ta zvogëloja”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373