Kiara Tito është një ndër moderatoret më simpatike shqiptare dhe shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh me ndjekësit e saj foto e video nga përditshmëria e saj dhe së fundmi na ka treguar që është “arratisur” për pushime në Francë. Mirëpo siç shihet në postimet e saj, Kiara ka ndryshuar drastikisht look duke prerë flokët shumë shkurt, por na duhet ta pranojmë që i shkojnë shumë.
Ama Kiara nuk është e vetmja që ka marrë këtë vendim drastik pasi edhe Butrint Imeri i cili është përfolur shpesh si i dashuri i saj, ka bërë këtë ndryshim në pamjen e tij. Butrinti i ka shkurtuar flokët siç nuk jemi mësuar ta shohim, por duket sërish shumë simpatik.
57185692_2246841832222619_4835670919459787493_n from Vimeointv.al on Vimeo.