Ajo është miliardere falë kompanisë së saj të produkteve kozmetike. Por Kylie Jenner hoqi dorë nga makijazhi për të publikuar një foto me pamjen e saj natyrale.
21-vjeçarja publikoi këtë të premte në Instagram një “selfie” pa makijazh, ndërsa na tregoi si të rrallëherë qukat.
Përshkrimi i fotos ishte shumë i thjeshtë: “Mirëmëngjesi”.
Vetëm pak ditë më parë Kylie Jenner u shfaq me një make-up minimalist dhe dukej shumë ndryshe.