Një vit më parë lajmi se Fero ishte kapur me një sasi prej 13.5 gramësh lëndësh narkotike në makinën e tij tipi “Touareg” bëri goxha bujë në shtypin rozë.
Të gjithë kemi parë fotot përpara gjykatës ku reperi dëshmonte për fajësinë e tij dhe më pas dënimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 5 muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë. Burgimi do të kryhej nëse reperi kapej me të njëjtën shkelje përsëri brenda një viti.
Tashmë në intervistën e realizuar për “72 sen me Meriton Mjekiqin” Fero ka shpjeguar të gjithë atë situatë “të shëmtuar” sipas tij.
“Vitin e kaluar më kanë zënë me marijuanë me vete, arsyeja pse e kisha me vete është sepse unë nuk jam nga ata që marr nga pak, por marr më shumë seç duhet për të mos e bërë rrugën disa herë. E kam marrë në kohën që shkruaja tekste, e kam dashur për inspirim.”
“Kam qenë me dy truprojat e mi dhe me DJ Flex, Njësia Speciale e Kosovës na ka ndaluar në Lipjan. Pashë njësinë speciale dhe menjëherë i tregova të vërtetën, se kam marijuanë me vete. Dola prej makinës, nxora të gjitha çfarë kisha me vete, më kontrolluan pastaj na dërguan në stacion. Pas një viti më thirrën në gjyq dhe e kam pranu fajin. ”
Reperi më tej shtoi se ai dikur ka qenë konsumues, por që prej atij rasti nuk ka konsumuar më kurrë.