Enca është një nga këngëtaret më të njohura e më të komentuara në rrjete sociale. Në të shumtën e rasteve ajo nuk i kursen as diss-et për ata që e kritikojnë apo merren me jetën e saj. Kështu para pak ditësh ajo ka bërë një postim paksa të papritur drejtuar njerëzve që janë marrë me të sëfundmi pasi u publikua një foto e saj në një banjo.
“Mësim për ju dështakë: Jam kaq e çmuar dhe e rëndësishme sa ji merrni fotot e mbeturinave të mia. Jam Zoti juaj. Dhe sa për krahasimet… edhe në ditët e mia më të këqija ndihem si krijesa më e bukur në botë sepse ashtu jam… Dhe kështu duhet të ndiheni të gjithë (perveç ju urryesve, juve që keni Zot m**in tim” – shkroi Enca.
E siç duket asaj nuk i ka dalë e keqja dhe mbrëmjen e djeshme ajo publikoi një video teksa filmonte veten nga pas e si një përgjigje për fansat e saj ka shkruajtur:
“Perspektiva e kritikuesve, gjithmonë pas meje, gjithmonë pas të pasmeve të mija”.
Enciola from Vimeointv.al on Vimeo.