Reperi Post Malone njohu famën dje ndërkohë që kapi “për fyti” as më shumë e as më pak se Justin Bieber.
Megjithatë ai thotë se ky veprim mesa duket nuk kishte asgjë armiqësore në mes pasi dyshja e artistëve thjesht po luante duke bërë shaka. Nuk prisnim gjë tjetër përveç një deklaratë të tillë, por e kemi pak të vështirë për ta besuar. Veçanërisht pas videos që tregon qartë se Bieber përdori krahun e Malones për të fikur cigaren. Duket se kur je një super-yll i muzikës, mund edhe të sillesh edhe si “idiot” dhe njerëzit përsëri të mos flasin keq për ty. Nuk i vëmë faj Malones pasi nuk do të ishte e lehtë që të përballonte inatin virtual të miliona e milionë Beliebersave.