Kejvina është një nga femrat më seksi të ekranit shqiptar dhe shumë e komentuar në rrjetet sociale. Velina e “Xing me Ermalin” merr vëmendjen në rrjetet sociale përmes pozave provokuese, por edhe nuk mungojnë komentet e shumta të fansave të cilët e akuzojnë për Photoshop.
Një akuzë e tillë i është adresuar në një foto të publikuar në Instagram ku shfaqet duke folur në telefon dhe një fanse i thotë që është ndryshe në TV dhe ndryshe në Instagram, pra që e ka fytyrën në disproporcion.
Ky mesazh nuk i ka pëlqyer Kejvinës dhe e ka ironizuar duke i thënë natën e mirë, por fansja i ka komentuar sërish duke i thënë që nuk ka budallenj sot dhe Kejvina ka rritur dozat e ironisë duke ia kthyer: “Natën o ylli i bukur që po shndërrit këtë natë me proporcionin e fytyrës tënde perfekte edhe zgjuarsinë tënde! Zoti qoftë me ty”. /intv.al