INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘E ke përdorur shaminë për përfitime politike’.Ja si e sfidon studentja ministrin

‘E ke përdorur shaminë për përfitime politike’.Ja si e sfidon studentja ministrin

Publikuar më: 15:40 21-05-2018
Një studente franceze ka pranuar kritika nga vetë ministrat, nën akuzat se ka përdorur shaminë për përfitime politike. Mirëpo, ajo këta zëra i ka quajtur patetikë.
Ministri francez i punëve të brendshme ka kritikuar studenten Maryam Pougetoux sepse dha një intervistë me shami, ku flet për protestat e studentëve kundër reformave në sistemin e edukimit të bëra nga presidenti Emmanuel Macron.
 
Sipas tij, kjo paraqitje ishte provokim dhe një veprim shokues. “Është feja ime”, ka thënë studentja, duke shtuar se mbulesa e saj nuk paraqet asnjë prapavijë politike.19-vjeçarja e cila është kryetare e një grupi të studentëve në Paris, është tallur në media sociale pasi ishte shfaqur në publik me shami në kokë. Studentët kanë filluar të protestojnë prej muajit mars kundër planeve që universitetet publike për herë të parë të kenë fuqinë për të vënë kriteret bazë për pranimin e studentëve. Kjo është në kundërshtim me politikën e tanishme, ku secilit të diplomuar i sigurohet një vend në universitetet publike. 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003511905670166