Ashtu siç kishin paralajmëruar prej disa javësh, Era Istrefi dhe motra e saj Nora kanë njoftuar për bashkëpunimin e tyre të parë si dhe kanë dhënë më shumë detaje.
Kënga do të titullohet "Nuk e di" dhe do të publikohet më 19 prill.
Bukuroshet shqiptare kanë publikuar vazhdimisht në rrjetet sociale fotot të shkëputura nga videoklipi ku kanë zbuluar pamjen dhe veshjet e tyre. Mirëpo, së fundmi ato kanë publikuar të njejtën foto ku shfaqen bashkë dhe të gjithëve na pëlqeu pamja e tyre seksi.
Në foto, Era dhe Nora shihen të veshura me një body të zi dhe të bardhë që u tregon mjaft mirë trupin e palestruar dhe format perfekte. Siç shihet të dyja vajzat i kanë bërë flokët gërshet dhe në fund i kanë kapur bashkë.
Fotoja menjëherë ka marrë shumë pëlqime dhe shumë fansa nuk kanë ngurruar të komentojnë për super pamjen e dy motrave.
Kjo foto ka tërhequr edhe vëmendjen e Noizyt i cili nuk e ka anashkaluar pa komentuar.
“Sexy si Nora, e bukur si Era”, ka shkruar reperi në foton e publikuar nga Era dhe kujtojmë që ky është një pjesë teksi e një prej këngëve të tij. Koment më të bukur nuk mund të bënte dhe Era ia ktheu: “E ke thonë i pari”.