Vazhdon të na ndjekë ajo hija e minutave të fundit. Zhvillojmë një lojë të mrekullueshme, sakrifikojmë gjithë lojën, dhe në minutat e fundit nuk na mbajnë më gjunjtë, e pësojmë gol, dhe jo vetëm një. Shqipëria ndëshkohet në fundit e lojës nga Franca duke humbur një ndeshje dramatike me rezultatin 2-0. Zëvendësim i detyruar për Ajetin dhe sulmuesi i Atletico Madrid zhbllokon shifrat në minutën e 90-të falë një goditjeje me kokë në zonë, duke thyer kështu mburojën e krijuar për 90 minuta rresht. Sikur të mos mjaftonte kjo, vjen edhe goli i Payet, në minutën e 95-të dhe i vë vulën ndeshjes. Franca merr kreun me 6 pikë, Zvicra me 4 pikë, Rumania me 1, dhe ne në vendin e fundit me 0 pikë.