INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni akoma dilemën kur ti lani dhëmbët në mëngjes apo në darkë? Ja se çfarë ju sugjerojnë ekspertët...

E keni akoma dilemën kur ti lani dhëmbët në mëngjes apo në darkë? Ja se çfarë ju sugjerojnë ekspertët...

Publikuar më: 07:54 01-12-2017

Është e vërtet që higjiena është kulturë, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin dentar.

Në ndonjë rast spontanisht mund të kemi dëgjuar zëra të ndryshëm që disa thonë se thëmbët duhen larë në darkë dhe disa të tjerë që duhen larë në mëngjes.

Është normale që ne të na lind pyetja: “Po si është më mirë vallë? Ti lajmë në darkë apo në mëngjes dhëmbët?”

Ja se çfarë këshillojnë ekspertët për ju:

Dhëmbët në darkë nuk duhen lënë asnjëherë pa larë.

Një dentist madje thotë se të shkosh në shtrat pa i larë dhëmbët është si të shkosh në shtrat me m... në gojë. Kjo është një analogji ekstreme, por tregon se në darkë ke në gojë një shumicë të konsiderueshme bakteresh që janë grumbulluar aty nga ushqimi i ditës.

Këto baktere krijojnë edhe shtresa njëra pas tjetrës duke sjellë më pas probleme me dhëmbët dhe mishrat. Mbeturinat që krijohen nga ushqimet përmbajnë shumë acid, i cili, siç dihet prish smaltin e dhëmbëve dhe çon deri në prishjen e rrënjëve dhe dëmtime të tjera.

Shoqata Dentare Amerikane rekomandon pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre herëve është para se të flesh.

Larja e dhëmbëve eliminon bakteret dhe pengon shumë rreziqe që vijnë nga grumbullimi i tyre. Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh.

Nëse e ke zakon të keq të flesh pa i larë dhëmbët ose je dembele, provo të mbash një fill dentar afër shtratit, ose një furçë dhëmbësh (të thatë, pa pastë). Është më mirë se asgjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555