Mezi po prisni të mësoni nëse jeni fitues apo jo i lotarisë amerikane? Erdhi momenti.
Janë mbi 200 mijë shqiptarë që kanë aplikuar dhe në muajin maj do të mund të zbulojnë nëse do të bëhen qytetarë amerikanë apo jo. Duke nisur nga data 7 maj të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të kontrollojnë në sajtin e posaçëm. Ambasada Amerikane bën me dije se aplikantët mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim dhe përmes tij do të mund të kontrollojnë online nëse janë fitues ose jo.
Njoftimi i plotë i AMBASADËS AMERIKANE:
“Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”.