INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni ditur gabim, nuk është rakia. Kjo është pija 100% shqiptare [FOTO]

E keni ditur gabim, nuk është rakia. Kjo është pija 100% shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 13:28 05-08-2017

Ajo ka qenë pija e preferuar, për shekuj me radhë.

Është nga të paktat “Made in Albania”, që i dhamë Turqisë dhe nuk e morëm prej saj.

Kanë qenë shqiptarët ata, që në kohën e Abdul Hamitit, e sollën bozën në Turqi, si një pije të lehtë, më pas ata hapën dyqanin e parë të bozës. Kështu që rimëkëmbja e shitjes së bozës në Turqi u bë nga shqiptarët, më pas ata që vinin nga Konja bënin shpërndarjen e saj,”-rrëfeu nobelisti i njohur turk, Orhan Pamuk. Por, ndërkohë që në shumë prej shteteve të Ballkanit, boza vazhdon të mbetet e përhapur dhe shumë e kërkuar, në Shqipëri janë të paktë ata që e prodhojnë, aq më pak e dinë se është origjinalisht shqiptare. Kryesisht janë familjet në Veri që e përgatisin bozën në shtëpitë e tyre dhe më pas e dërgojnë në dyqane. Kjo bëhet në sasi të vogël.

Një punishte në Tiranë, që është Boza Pacara, punishtja e mjeshtrit Shyqyri Pacara,  prej më shumë se 37 vitesh, ia ka dedikuar jetën përgatitjes së bozës.

Edvin Pacara, djali i tij, tregon  sesi në 1980 u vendos që receta  e Shyqyri Pacarës, babait të tij, do të ishte receta e njësuar për Shqipërinë.

Përbërësit e recetës janë shumë të thjeshtë, miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Por, receta ka një sekret dhe ajo është përvoja.

Boza përdoret në shumë shtete, si Bullgaria, Maqedonia,Turqia, e secila prej tyre ka recetën e vetë. Përshembull, boza në Bullgari ka një ngjyrë në kafe, pasi bëhet me mbetjet e elbit, ose me koret e bukës. Ndërkohë, receta që përdorim ne është e gjitha shqiptare. Boza jonë ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, të cilin e marrim nga banorët vendas, sheqer dhe ujë.

Edhe pse ngjan e lehtë për tu përgatitur, boza kërkon kohën e vet dhe nuk mund të bëhet nga të gjithë. Duhen më shumë se gjashtë orë për tu bërë boza, në fillimi përzihet misri, pastaj shtrydhet. Qulli që del, duhet të lihet për pak kohë e më pas të përzihet me ujin, e sheqerin. Pastaj, mbushet në shishet 0.5 dhe 1.5 litërshe. I gjithë sekreti i recetës, qëndron te përvoja. Receta nuk ka ndryshuar që nga viti 1980. Boza nuk prishet, me kalimin e kohës ajo fermentohet dhe shija e saj nuk është më e ëmbël.”

Vlerat ushqyese të bozës janë shumë të mëdha, kjo pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B.

boza-2.jpg

 

120.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502