Lori Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Fashionistja shqiptare tërheq gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj unik në të veshur dhe shijen e hollë. Herë pas here në Instagram Lori Hoxha ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria dhe në njëfarë mënyre nga vetja e saj.
Por këtë herë ajo zgjodhi t’i tregonte të gjitha nëpërmjet një interviste në ‘Prive’.
Lori ka ndarë detaje për jetën e saj private si asnjëherë më parë. Fillimisht ajo ka bërë me dije se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh. Mirëpo e keni menduar cila është frika më e madhe e saj?
Na e tha vetë Lori: Klaustrofobia!
“Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia”, tha ajo duke vazhduar, “por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia”, pra frika nga ambjentet e mbyllura.