INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni gjetur shpirtin binjak? Këto janë çiftet më të mira sipas shenjave të horoskopit

E keni gjetur shpirtin binjak? Këto janë çiftet më të mira sipas shenjave të horoskopit

Publikuar më: 22:48 05-02-2018


Përputhshmëritë e yjeve janë reale apo fantazi? Sipas astrologjisë, qielli është në lidhje të fortë me jetët tona. Te mësosh të interpretosh gjuhën e yjeve është një strategji për një mirëkuptim të nevojave tona për dashuri.

Këto janë çiftet më të mira sipas shenjave të horoskopit:

DASHI DHE BINJAKET

Një aleancë e fuqishme, një çift ideal. Midis tyre ka kimi dhe tërheqje të fortë seksuale.Të dyja shenjat janë energjike dhe të shoqërueshme.Ata janë të pushtuar nga një pasion që nuk shuhet me kalimin e kohës. Çifti nuk ka indiferencë ndaj njëri-tjetrit, ndjenjat e tyre nuk do të përfundojnë gjatë gjithë jetës: Dashi dhe Binjakët gjithmonë mund të mbështesin njëri-tjetrin dhe të plotësojnë dobësitë me pikat e forta të partnerit.

UJORI DHE PESHORJA

Ujori dhe Peshorja përputhen në çdo gjë: ata janë të interesuar për njëri-tjetrin dhe mund të flasin me orë te tera.
Per sa i përket lidhjes së afërt, Ujori dhe Peshorja janë në gjendje të bien ne
kompromise dhe kjo forcon në masë të madhe bashkimin. Megjithatë, ka edhe gracka. Frika kryesore e Peshores është vetmia, kështu që ata kanë nevoje për të pasur pranë partnerin e tyre. Forca e tyre qëndron në faktin se ata gjithmonë mund të bien dakord.

PESHQIT DHE AKREPI

Kjo përputhshmëri është afër ideales.Kjo shpjegohet me faktin se të dyja shenjat i përkasin te njëjtit element:ujit.Në këtë rast, Peshqit dhe Akrepi mund të kenë interesa shumë të ndryshme, por ata tërheqin njëra-tjetren me intuit. Në këtë çift, çdo gjë shkon mirë me romancë dhe respekt reciprok. Ata janë një ekip i vërtetë.

SHIGJETARI DHE LUANI

Kur Shigjetari dhe Luani behen bashke, gjithçka merr flake. Shigjetari do ta trajtojë Luanin si koleg. Për më tepër, Luani është një shenjë e qëndrueshme, dhe Shigjetari, përkundrazi, gjithmonë kërkon diçka të re përsëri.
Të dyja shenjat janë zjarr, kështu që çifti Shigjetar-Luan ka intensitet dhe dinamikë.

BRICJAPI DHE VIRGJERESHA

Stabiliteti është ajo që i mban ata së bashku. Bricjapi i pëlqen që Virgjëresha të jetë e përgjegjshme për fjalët e saj.
Virgjëresha e di se Bricjapi do të ngjisë malet nëse i vendos një qëllim vetes.Bricjapi e do maturinë e Virgjëreshes, besueshmërinë dhe qetësinë e saj.Të dy janë në favor të mirësjelljes dhe qëndrueshmërisë.
Virgjëresha është e arsimuar mirë dhe di se si ta mbajë distancën e saj. Ata kanë një marrëdhënie harmonike në seks dhe intimitet shpirtëror.

DEMI DHE GAFORRJA

Ky bashkim është një shembull i faktit se të kundërtat terhiqen. Demi është Toka, Gaforrja është Uji, secili prej tyre plotëson tjetrin pa ndërhyrë kur nuk është e nevojshme. Bashkimi i Demit dhe Gaforres mund të përshkruhet në një fjalë: rehati. Ata janë partnerë të shkëlqyer, janë integruar në mënyrë të përkryer në realitet dhe nuk u pëlqejnë konfliktet. Megjithatë, nëse ka një konflikt, vetëm një Gaforre diplomatike mund të qetësojë një dem të zemëruar.

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656