INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni lëkurën e yndyrshme?! Ju sugjerojmë maskën me karrota…

E keni lëkurën e yndyrshme?! Ju sugjerojmë maskën me karrota…

Publikuar më: 10:40 28-06-2019

Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe doni një lëkurë të butë dhe të lëmuar, maska me karota ju vjen në ndihmë dhe është më e mira për ju.

Përbërësit për të realizuar këtë maskë mund të gjenden në shtëpitë e gjithsecilit.

Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjimi të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë.

Duhen:

▪ 2 lugë miell

▪ 1 e bardhë veze

▪ 1 lugë gjelle karrotë

Përgatitja:

Pasi t’i hiqni lëkurën, grijeni karotën në rende . E hidhni në një tas dhe më pas i shtoni të bardhën e vezës e miellin për ta trashur. Nëse shihni se maska nuk ka marrë formën e duhur të kremit të nevojshëm, shtojini pak ujë dhe aplikojeni në lëkurë.

Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928