INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni me dy mendje nëse doni të bëni fëmijë apo jo? Më parë duhet të këni parasysh këto gjëra

E keni me dy mendje nëse doni të bëni fëmijë apo jo? Më parë duhet të këni parasysh këto gjëra

Publikuar më: 20:40 02-02-2018

Pasi gjithcka në martesë po shkon si duhet ajo çka duhet bërë është plotësimi i familjes. Ja disa këshilla që ndihmojnë në shtatëzani.

Bëni kontroll para se të mbeteni shtatzanë

Para  se të tentoni të ngeleni shtatëzanë, e mira është të bëni një kontroll te mjeku. Në rast se keni ndonjë problem I duhet të vihet në kontroll para se te kaloni në një stad tjetër të jetës.

Njihni ciklin menstrual

Duhet të keni njohje të ciklit tuajmenstrual. Koha më e mirë që të mbeteni shtatëzanë është periudha e ovulimit. Shenja të ovulimit janë menstruacionet e bardha, dhimbje anësore.

Dita e parë e periodave (menstruacioneve) llogaritet dita e parë e ciklit 28 ditësh. “Fillo testimin nga dita e nëntë dhe vazhdo deri sa të keni rezultat pozitiv të testimit,” thotë Dr. Joanne Piscitelli, profesor asistente e gjinekologjisë në Qendrën e Mjeksisë pran DUKE UNIVERSITY në Durham, Neë York. Gratë me cikël 28 ditësh anojnë të ovulojnë në ditën e 14, por shumë gra kanë cikël më të gjatë apo më të shkurtë, kështu që për tu siguruar duhesh ta kërkosh më gjërë, me fjalë të tjera të provosh të mbetesh shtatzene nga dita e 11 deri ne diten e 18

Mos u merakos rreth pozitës më të mirë që të mbetesh shtatëzanë

Ka shumë thashetheme (fjalë grash) rreth pozitës për të mbet shtatzënë, por ato nuk janë asgjë më shumë se thashetheme. Kur bëhet fjalë për rritjen e gjasave maksimalisht për të mbetur shtatzënë nuk ka asnjë dëshmi shkencore që thotë se pozita misionare (perfundi) është më e mirë se sa ajo e gruas përmbi

Qëndro shtrirë mbas marrdhënieve

Sigurisht se ke dëgjuar për këtë edhe më parë – qëndro e shtrirë në shtrat me këmbë përpjetë pas mardhenieve seksuale në mënyrë që të rritësh gjasat që të mbetesh shtatzënë. Vendimi? Nuk është plotësisht e vërtetë. “Është këshillë e mirë që qëndroni e shtrirë në shtratë për 10 deri 15 minuta pas mardhënieve, por këmbët përjet nuk të duhen dhe është e tepërt,” thotë Dr. Goldfarb. “Legeni (pelvisi) juaj nuk lëviz fare kur i ngrini këmbët përpjetë,” thotë Dr. Goldfarb. Mos shko as në banjë (ËC) pas mardhenieve, thotë ajo. “Nëse prisni 10 deri 15 minuta sperma qe ka për të hyrë në legen veç do të jetë aty.

Mos e tepëroni

Të besh mardhenie shumë shpesh gjatë ovulimit nuk do të thotë që do t’i rrisni gjasat që të mbeteni shtatzënë. Ndoshta duket si ide e mire, por numri i spermadozoidve tek disa meshkuj zvogëlohet dukshëm pas ejakulimit të shpeshtë. “Në përgjithësi mardheniet çdo të dytën natë gjatë kohës së eovulimit ndihmon që të rrisni gjasat e tua që të mbetesh shtatzënë”, thotë Dr. Goldfarb. Sperma mund të jetojë deri në 72 orë pas mardhenieve. Por, nëse ju dhe partneri juaj dëshironi të keni mardhenie me shpesh, ai mund të bëj analiza të spermës pas ejakulimit disa herë të njëpasnjëshëm. Ky test mund të tregojë nëse kualiteti dhe sasia e spermës së tij zvogëlohet me ejakulime të shpeshta. Nëse jo, atëherë jeni të lirë të keni mardhënie sa shpesh që dëshironi

Largo stresin

Ndoshta duke u munduar të mbetesh shtatzene është stresuese, dhe stresi sigurisht mundet që të prishë ovulimin. Stresi gjithashtu mundet të shkaktoj çrregullim seksual dhe shqetësim te meshkujt. “Ka ca dëshmi se akupunktura mund të ndihmoj në lirimin e stresit dhe të rrisë gjasat që të ngeleni shtatzënë,” thotë Dr. Goldfarb. Përderisa përdorimi i tepërt i alkoolit nuk është gjë e mirë kur provoni të ngeleni shtatzene, një gotë e vogël me verë para mardhenieve mund të ndihmoj të relaksoheni. Në fund të fundit, çka do që ndihmon të largoni stresin dhe presionin ndihmon që të rrisni gjasat të mbetesh shtatzene.

Bëj jetë të shëndetshme

Ushtrimet janë të mira, por kur provon të mbetesh shtatzene, duhet ndalur paksa. “Ushtrimet e tepërta mund t’iu bëjnë të mos ovuloni fare,” thotë Dr. Goldfarb dhe sqaron se ushtrimet e tepërta mund të ndalojnë gjëndrën pituare që vezoret që të ovulojnë

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033