Është vetëm java e parë e janarit dhe një pjesë e mirë e jona numërojnë kartëmonedhat e fundit në portofol.
Madje, nëse doni të dini, edhe personazhet e njohur.
Loja e nisur me humor në llogarinë e Rozana Radit “ka njeri si puna ime që ka harxhaur të gjithë rrogën para se të ulen çmimet te Zara?”, përfshiu të gjithë rrjetin, madje jo vetëm ndjekësit, por edhe personazhet e njohur që u bënë pjesë e sfidës “Sa lekë ke në kuletë?”, e nisur si fillim nga Eraldo Rexho, pastaj nga Rozana Radi e për të vijuar me të tjerë personazhe të njohur.
Kështu, pas Rozit dhe shumë ndjekësve të saj që fotografuan portofolet për t’ia nisur këngëtares, treguan sa lekë kanë në kuletë edhe Ervin Kurti, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri.
Të gjithë kanë pranuar se 'kanë më pak lekë se çdo muaj tjetër'.