INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni menduar ndonjëherë se ku qëndron ndryshimi mes milionerëve dhe miliarderëve

E keni menduar ndonjëherë se ku qëndron ndryshimi mes milionerëve dhe miliarderëve

Publikuar më: 11:30 18-06-2019

Milionerët dhe miliarderët mund të jenë më të pasur se ne dhe ju bashkë, por janë grupime të mëvetësishme.

Dallimi mes këtyre grupeve vihet re në mënyrën si i përgjigjen një pyetjeje specifike, sipas Rafael Badziag në librin e tij “The Billion Dollar Secret: 20 Principles of Billionare Wealth and Success:” “Çfarë ju shijon më shumë, të fitoni apo të prishni para?”

Badziag, një sipërmarrës dhe ekspert i psikologjisë së sipërmarrjes, shpenzoi pesë vite duke intervistuar 21 miliarderë sipërmarrës (të cilët kanë të paktën vlerë neto 1 miliardë dollarë) dhe duke studiuar jetët dhe kompanitë e tyre, shkruan Anabel.

“Dallimi mes njerëzve të suksesshëm financiarisht (milionerëve) dhe njerëzve super të suksesshëm financiarisht (miliarderëve) qëndron në faktin se këta të fundit marrin kënaqësi nga fitimi i parave, por jo nga shpenzimi i tyre,” shkruan ai.

Biznesmeni miliarder Michal Solowow – njeriu më i pasur në Poloni – dhe Lirio Parisotto – njeriu më i pasur në Amerikën e Jugut – mendojnë se janë të suksesshëm financiarisht ngaqë dinë të kursejnë.

“Do të pasurohesh? Ka vetëm një mënyrë: Shpenzo më pak nga ç’fiton. Nëse shpenzon më pak dhe akumulon, pasurohesh,” i tha Badziag miliarderi Frank Hasenfratz.

Kursimi i paraprin pasurisë

Të shpenzosh më pak se fiton është themeli i pasurisë. Kur kurseni dhe investoni më shumë para nga ç’shpenzoni, i jepni rrugë interesit të përbërë, ku interesi që përfitoni nga paratë tuaja rritet me kalimin e kohës.

“Të shtrish këmbët më gjatë se ç’ke jorganin, të shpenzosh në vend të kursesh për pension, të shpenzosh duke pritur ditën kur do të bëheni i pasur, të bën skllav të rrogës, edhe nëse paguheni mirë,” shkruan Sarah Stanley Fallaw, autore e “The Next Millionaire Next Door: Enduring Strategies for Building Wealth.”

Merrni shembull nga Warren Buffet, kursimtar me nam. Buffet jeton ende në një shtëpi modeste në Omaha, Nebraska, shtëpi që e bleu për $276,700 (inflacion i përllogaritur) në vitin 1958. S’ka blerë kurrë një smartphone, paguan $18 te berberi dhe nuk shpenzon më shumë se $3.17 për mëngjesin – edhe pse pasuria e tij vlerësohet më shumë se $84.6 miliardë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018808841705322