INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni ndier edhe ju? Ankthi dhe stresi janë ‘sëmundje’ ngjitëse

E keni ndier edhe ju? Ankthi dhe stresi janë ‘sëmundje’ ngjitëse

Publikuar më: 10:02 14-08-2019

Sikurse ju mund të prekeni nga gripi apo nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse, ju mund të prekeni nga ankthi dhe depresioni.

Nëse shoqja juaj e ngushtë vuan nga ankthi dhe është gjithnjë e stresuar dhe e shqetësuar, edhe ju mund të filloni të përjetoni të njëjtat emocione.

Nëse një anëtar i familjes suaj vuan nga depresioni, mund të vini re luhatje në humor pasi kaloni kohë me ta.

Një gjendje e tillë është vërtetuar nga ekspertë psikologë amerikanë.

Në studimin e ndërmarrë prej tyre, pjesëmarrësit raportuan se pas një ndërveprimi me dikë që vuan nga ankthi, alkoolizmi, anoreksia apo edhe skizofrenia, sëmundja “u ngjitej” dhe atyre.

“Emocionet shpjegojnë eskperët janë ngjitëse sepse njerëzit janë qenie shoqërore që reagojnë ndaj mjedisit.

Ngjitja emocionale do të thotë të ndjeni ose të shprehni të njëjtin emocion si ata rrotull jush sepse besoni se duhet të ndiheni njësoj. Ka disa këshilla sesi të mbroni veten që mos t’ju kap edhe ju ankthi.Nëse dikush pranë jush është i stresuar, flisni pozitivisht, kaloni kohë me veten tuaj, mbani larg aparatet teknologjike, përkufizojeni ankthin si dicka pozitive, lëvizni ecni.

Por, mos harroni të ndjesh ankth si shoqja jote nuk do të thotë se vuan nga i njëjti çrregulim. Për të vetmen arsye se sëmundjet mendore nuk mund të kalojnë nga njëri person te tjetri si gripi. “Çrregullimet psikologjike dhe psikiatrike nuk shkaktohen nga agjentë infektivë dhe prandaj nuk mund t’i ngjiten dikujt tjetër” nënvizojnë mjekët psikiatër. Kështu që, nëse keni frikë se mos ju shfaqet një sëmundje mendore, studioni historikun e familjes dhe jo njerëzit që ju rrethojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828