INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni parasysh shprehjen ''të tjerë duam, me të tjerë përfundojmë''? Zbuloni pse ndodh kjo!

E keni parasysh shprehjen ''të tjerë duam, me të tjerë përfundojmë''? Zbuloni pse ndodh kjo!

Publikuar më: 21:29 19-08-2018

Dashurohemi çmendurisht, vëmë në dyshim edhe veten tonë, firmosim “përgjithmonë” me mendje dhe pastaj ajo lidhje merr fund.

Ndoshta ngaqë mbaron bëhet e paharrueshme.

Ka tre arsye se përse ajo që ne e quajmë dashurinë e jetës nuk na shoqëron gjithë jetën.

Ia vlen t’i zbuloni sepse të pranosh fundin e këtyre dashurive të çmendura do të thotë të çmosh edhe më shumë sekretin e “përgjithmonë”.

Të dashurosh nuk do të thotë të duash

Të dashurohesh çmendurisht, ndonjëherë edhe me pasion të egër, është shumë ndryshe nga të duash. Të duash përfshin një sërë detajesh, ndonjëherë të pakëndshme, por që përkufizojnë kompleksitetin e një raporti. Të dashurohesh, të emocionohesh për gjërat e mëdha lë një shenjë të pashlyeshme. Përfshin gjestet e vogla, sakrificën. E ndonjëherë vetëm sepse nuk duam të lëshojmë atë dashurinë e çmendur na kthehet në fiksim të vazhdueshëm e ndonjëherë edhe të përjetshëm.

Jeta nuk kontrollohet

Nuk mjafton vetëm dashuria. Të besosh se do të zgjasë përgjithmonë është ndryshe nga të ndërtosh diçka të vërtetë dhe të rëndësishme. Ndonjëherë jeta ka të tjera plane për ty. Nuk arrijmë dot të kontrollojmë se në ç’rrugë do gjendemi. Largësi, zgjedhje drastike, ndryshm planesh… ajo që na ngelet është vetëm fiksimi që i kemi bërë vetes “e dua përgjithmonë”. Ndonjëherë ngelet boshllëk i përjetshëm, ndonjëherë e mbushim me dikë që ia vlen të zërë vendin që e kishim rezervuar vetëm për një person.

Vlera e kompromisit

Ndoshta do ta duash atë njeri përgjithmonë. Ke gjetur dikë tjetër, por nuk të përmbush atë për të cilën ti ke nevojë. Kompromiset që detyrohemi të bëjmë jo gjithmonë kanë të bëjnë me atë dashurinë ideale, por në fund ngelet dashuri. Ndonjëherë duam të ndihemi të mbrojtur, ndonjëherë duam që më shumë të na duan sesa të duam, ka raste që na mjafton vetëm krijimi i një familjeje apo stabiliteti i jetës, sipas joq.al Jo gjithmonë dashuria i sjell me vete të gjitha. Prandaj edhe duhet të heqim dorë nga fraza “përgjithmonë” për të gjetur një jetë të ngjashme dhe e gjejmë tek ata që na qëndrojnë pranë në të mirë e në të keq, pa idealizma. Ndoshta “përgjithmonë” nuk ekziston me të vërtetë dhe ka raste që pikëisht kur ti e pranon këtë me dhimbje ndodh që të gjesh dashurinë e vërtetë dhe përballesh me realitetein që të kërkon të dush të bësh edhe kompromise.

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432