INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni parë fustanin e nusërisë, tani bëhuni gati të dini edhe të vërtetën e martesës së Kylie Jenner me Travis Scott

E keni parë fustanin e nusërisë, tani bëhuni gati të dini edhe të vërtetën e martesës së Kylie Jenner me Travis Scott

Publikuar më: 16:54 08-08-2019

Kylie Jenner të shtunën e kësaj jave do të festojë 22-vjetorin e lindjes dhe e gjithë festa pritet të jetë magjike. Madje pak ditë më parë u spekulua se me rastin e ditëlindjes ajo do të kurorëzonte me martesë dashurinë me Travis Scott. Në 6 gusht Kylie u shfaq duke hipur në avionin e saj privat dhe një asistent mbante një krahë një fustan të bardhë, që ngjante njësoj si fustan nusërie.

Menjëherë pas publikimit të fotove fansat e Jenner u shprehën të lumtur që ajo dhe partneri i saj do të martoheshin, por ky ekzaltim nuk do të zgjasë për shumë gjatë. ‘Us Ëeekly” ka mësuar se 21-vjeçarja nuk e ka ndërmend të martohet, por ditëlindja e saj mund të jetë e gjitha e zbukuruar në të bardhë.

Burime pranë Kylie-t kanë thënë se ajo dhe Travis nuk do të martohen këtë fundjavë dhe se ata diskutojnë vetëm për lindjen e një fëmije tjetër. Megjithatë për momentin Kylie duket se është shumë e fokusuar tekkarriera e saj si biznesmene dhe nuk dëshiron që të jetë sërish shtatzënë. 21-vjeçarja pritet ta festojë ditëlindjen e saj në Itali, por surprizat për të kanë nisur ditë më parë. Në 5 gusht Travis Scott mbushi gjithë shtëpinë në Kaliforni me trëndafila, për t’i treguar partneres së tij se këtë vit e presin dhurata dhe surpriza nga më të bukurat.

fustani-e1565270318862.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875