Në ditët e sotme duket se për vajzat është një kriter i rëndësishëm të pasurit një trup elegant e me linja trupore perfekte. Megjithatë kohët e fundit duket sikur një pjesë e madhe kanë filluar të ndërgjegjësohen e të kuptojnë se jo domosdoshmërisht çdo gjë varet nga pamja e jashtme. Kemi parë se si këngëtare, aktore dhe artiste me forma të kolme kanë treguar me krenari se sa mirë ndihen me trupin e tyre. Listës së këtyre artisteve i është bashkuar ditën e sotme edhe këngëtarja e njohur, Fifi. Si rrallëherë ajo ka publikuar disa fotografi nga pushimet e saj dhe ku duket e veshur me bikini.
Përkrah njërës prej fotografive Fifi ka shkruar: “Nuk kam turp nga trupi im…Dashuroj linjat e mia! Kështu që tregoni respekt”.
Këto mesazhe mund të shërbejnë edhe si një sensibilizim për të treguar se askush nuk është perfekt me pamjen e tij dhe rëndësishme është që ta duam sa më shumë veten tonë.