Janë tepër të rralla rastet kur një vajzë ekrani mund të shfaqet pa make up në publik.
Luana sapo e bëri.
Luana është një nga femrat më të përfolura të showbizit shqiptar jo vetëm për profesionin por edhe për format bombastike që ajo ka.
Moderatorja ka postuar së fundmi foton më poshtë në 'insta story', ku duket ‘ e zhveshur’ nga qerpikët si dhe nga grimi në fytyrë. Vlen të thuhet se herë herë Luana do të shfaqet shumë e thjeshtë para publikut edhe pse në të shumtën e rasteve është e 'detyryar' për hir të punës të jetë me make-up dhe e kuruar në detaje. Tashmë pushimet për të mbaruan, por para pune një trajtim i mirë për fytyrën i duhej.