Pasi u nda nga bashkëshorti, Simon Konecki, në fillim të vitit, Adele pësoi humbje drastike në peshë falë dietave të ndryshme. Së fundmi ajo është shfaqur më elegante se kurrë në ditëlindjen e Drake pak ditë më parë. Adele kishte veshur një fustan të zi, që e tregonte mjaft ndryshe. Edhe në festën e “Halloween” ajo ka shkëlqyer e veshur si kapiteni i famshëm në filmin e “Peter Pan”, Hook. Duket se ndryshimet në jetën e saj, i kanë shërbyer mjaft mirë këngëtares.