Noizy e quajti lopë dhe Enca ia bëri me gisht, reagon Oriola Marashi, shihni çfarë ka bërë!
Pasi Enca publikoi këngën e saj më të re me titull “Kujt Po i Han” pasditen e së premtes, Noizy nuk e kontrolloi dot veten dhe ironizoi ish-bashkëpunëtoren e tij me tre foto ku shfaqeshin dy lope me mikrofon përpara.
Mirëpo përveç Noizyt, një reagim bëri edhe Oriola Marashi kundrejt këngëtares që dikur ishte “Mbretëresha e OTR”. Oriola nuk bëri gjë tjetër përveç se postoi një foto në instastory ku kishte vendosur 4 emoji duke qeshur me lot. Sigurisht që kjo ishte si për të mbështetur atë reagim të Noizy-t ndaj Encës, por edhe si një thumb ndaj saj.
E nisur nga kjo, Enca u përgjigj me një foto të një majmuni që shfaqej i trishtuar ku shkruante se i ka mërzitur pak.