Dashuria e Tunës dhe Patris Berishës solli frytin e parë para pak ditësh, pas ardhjes në jetë të fëmijës tyre të parë. Ata vendosën ta bekojnë djalin e tyre me emrin Tian, i cili ka shtuar edhe më shumë doza dashurie e lumturie mes Tunës dhe Patrisit. Të shumta ishin postimet e tyre në rrjetet sociale duke ndarë me fansat lumturinë që ndjenin pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.
Pas fotos së pak ditëve më parë të Patrisit ku shfaqeshin të tre në makinë, drejtuar për në shtëpinë familjare, tashmë 3 persona dhe jo më 2, partneri i këngëtares u ka servirur fansave një tjetër postim. Ai ka ndarë me ta një moment tjetër, atë të shëtitjes së parë të Tian me prindërit. Të dy partnerët shfaqen me syze me gjasa për t’i shpëtuar syve të kureshtarëve.