Prej disa kohësh, Rudina Dembacaj, është në qendër të vëmendjes për shkak të romancës së saj të re me ish-deputetin, Mark Frroku.
Por ditën e sotme, moderatorja dhe aktorja e njohur ka tërhequr vëmendjen me një foto të postuar në “Instastory”. Jemi mësuar që në daljet e saj publike ta shohim gjithmonë të kuruar në çdo detaj, por me foton e fundit ajo i ka habitur të gjithë.
Rudina ka vendosur që me ndjekësit e saj të shumtë të ndajë një fotografi ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë dhe pa filtra. Duhet pranuar se Dembacaj duket shumë bukur edhe “ujë e sapun”, po ju si mendoni?