INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni parë si e hedh kripën #SaltBae? Ja si e shpjegon ai këtë sensacion [VIDEO]

E keni parë si e hedh kripën #SaltBae? Ja si e shpjegon ai këtë sensacion [VIDEO]

Publikuar më: 21:35 05-02-2017

Ai është kthyer në sensacion në internet, dhe është përdorur në shumë video e foto “troll”. Një ndër personazhet e famshëm që kishte fatin ta shikonte nga afër atë teksa gatuante, ishte Leonardo DiCaprio. Nurset Gokçe, i njohur më mirë si #SaltBae, kuzhinier turk, i cili është bërë viral nga mënyra se si pret mishin dhe hedh kripën, raportohet nga Daily Neës se do të hapë dy restorante, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe. I pyetur nga ky sajt i njohur për mënyrën se si e gatuan mishin dhe si hedh kripën, ai është shprehur:

“Është vetëm nënshkrimi im. Munda ta mendoni atë pikërisht si dorën e fundit në një pikturë. Ajo është prekja ime e fundit e mishit, e bekoj mishin”.

Duket aq këndshëm teksa prek mishin dhe hedh kripën, pasi i vjen krejt natyrshëm, dhe ai ka qenë i destinuar të bëhet #SaltBae. Do donit të provonit ndonjë ushqim të tij?

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766