INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni parë Taylor Swift për numrin e ri të

E keni parë Taylor Swift për numrin e ri të "Vogue"?!

Publikuar më: 10:12 15-04-2016

Wowww!!!

Pa fjalë na ka lënë kopertina më e re e revistës "Vogue" e cila për numrin e muajit maj do të ketë si personazh Taylor Swift. Artistja 26-vjeçare është shfaqur me një look totalisht ndryshe, ndonëse duke i qëndruar besnike rrënjëve të saj prej biondeje. E veshur me një fustan të firmës Saint Laurent, çizme të zeza dhe buzë flakë të kuqe, Taylor ka treguar në brendësi të revistës se momentalisht po shijon jeten si t'i vijë, pa pasur presionin se duhet të krijojë diçka të re për fansat. Kjo sipas këngëtares vjen për shkak të suksesit që ajo pati përgjatë vitit të kaluar si dhe axhendës së ngjeshur me tour-in "1989".

Sigurisht Swift është ndalur edhe tek lidhja e saj me Calvin Harris, të cilën e ka përkufizuar si një "marrëdhënie magjike". Por sigurisht pa dhënë shumë detaje, pasi preferon që ta mbajë atë në një profil të ulët, tepër personal!

Article Logic
Execution time: 0.0040791034698486