Ajo është e njohur për personalitetin e saj të fortë dhe veshjet ekstravagante, por të gjithë kanë momente dobësie. Dhe për Miley Cyrus, ku moment ishte kur Hillary Clinton humbi në zgjedhet presidenciale në SHBA. Këngëtarja e njohur, nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e saj dhe ka shpërthyer në lot në një video të postuar në rrjetet sociale, ku shpreh hidhërimin për disfatën e kandidates që ajo mbështeste.
Teksa lotët i rridhnin në faqe, këngëtarja e “Wrecking Bell”, tha se ajo çfarë e ka bërë atë të ndihet kaq keq është fakti se Hillary e meriton të jetë e para presidente e Amerikës. Miley e falënderon atë, si dhe presidentin Obama për atë që ka bërë për 8 vjet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Dhe në fund ajo e mbylli videon me një kërkesë për Trump, “Të lutëm trajtoi njerëzit me dashuri, dhembshuri dhe respekt”.
Duket qartë se Miley e ka vuajtur shumë humbjen e Clinton, të cilën e falënderon që e ka inspiruar.