INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni përdorur gabim gjatë gjithë kohës antidjersën, tani duhet ta bëni gjatë…

E keni përdorur gabim gjatë gjithë kohës antidjersën, tani duhet ta bëni gjatë…

Publikuar më: 17:52 30-08-2018

Edhe ju jeni e sigurt tek grupi i njerezve qe e perdorni antidjersën në mëngjes, pasi bëni banjo apo para se të dilni nga shtepia.

Por ky është një nga gabimet që bëhet në përdorimin e produkteve që luftojnë djersën dhe aromën e keqe të saj.

Hedhja e antidjersës në mëngjes, pasi bëni banjo apo para se të dilni bën të kundërtën, e shton sasinë e djersës, duke ju shkaktuar edhe ju më shumë shqetësime. Në fakt antidjersat kanë një rregull në përdorimin e tyre, ata duhet të përdoren gjithmonë në darkë.

Pra, pasi keni kryer rutinën tuaj para se të flini gjumë, mos harroni të hidhni edhe antidjersën.

Perdorimi i antidjersës para se të flini gjumë bëhet për faktin se ajo bën të mundur mbylljen e poreve të djersës. Menjëherë pasi të zgjoheni nga gjumi vijoni ditën tuaj normalisht dhe to të shikoni se sasia e djersës do të jetë reduktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486